Kontaktoni

[email protected]

Tel: +383 49 110 092

Rr. Antigona Fazliu - 10000, Prishtinë

Sport

Pas 44 vitesh, femrat në Iran lejohen sërish të shkojnë në ndeshje futbolli

DNews
01 Korrik 2023

Këshilli i Lartë i Iranit për Sigurinë Shtetërore ka lejuar gratë e këtij vendi të hyjnë në stadiume për të parë ndeshje futbolli, njoftoi agjencia iraniane e lajmeve ISNA

Presidenti i Federatës së Futbollit të Iranit, Mehdi Taj, tha se stadiumet “Gol Gohar” në Sirjan, “Naghsh-e Jahan” dhe “Foolad Sahr” në Isfahan dhe “Gadir” në Ahvaz do të hapen për gratë, ndërsa stadiumi “Azadi” në Teheran do të duhet të përgatitet.

“Gratë do të mund të vizitojnë stadiumet. Këshilli i Lartë i Iranit për Sigurinë e Shtetit mori një vendim të tillë. Është caktuar një grup pune për zbatimin e projektit, ndërsa Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Sporteve dhe Politikës Rinore, Asambleja Kombëtare e Irani dhe dy institucione të Ministrisë së Informacionit janë duke zhvilluar një plan për zbatimin e reformave”, ka thënë Taj.

Gratë në Iran janë ndaluar të marrin pjesë në ngjarje sportive për meshkuj që nga Revolucioni Islamik në 1979.

Nga Rubrika

D-News, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.