Kontaktoni

[email protected]

Tel: +383 49 110 092

Rr. Antigona Fazliu - 10000, Prishtinë

Politikë

Pesë fakte rreth Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor, ‘shtëpia e shkencëtarëve’ që operon në orbitë nga viti 1998

DNews
23 Korrik 2023

Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor ka qenë në orbitën e ulët të Tokës që nga viti 1998. Astronautët filluan ta përdorin stacionin në nëntor të vitit 2000, kur një modul që siguronte një sistem mbështetjeje dhe kontrolli afatgjatë të jetës u shtua tek dy modulet e para.

Që atëherë, Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor ka pritur më shumë se 250 astronautë nga 20 vende, shumica e të cilëve kanë qenë nga SHBA-ja dhe Rusia, transmeton Telegrafi.

Stacioni Ndërkombëtar i Hapësinor (International Space Station ISS) është një projekt ndërkombëtar bashkëpunues që përfshin agjencitë sikurse NASA-n (SHBA), ESA-n (Evropë), CSA-n (Kanada), JAXA-n (Japoni) dhe Roscosmos-in (Rusi).

Me kalimin e viteve, këto agjenci hapësinore ndërtuan stacionin më të madh hapësinor në histori, duke bërë objektin më të gjerë të vendosur ndonjëherë në hapësirë.

Por, çfarë dimë për të? Këtu janë disa fakte interesante.

Ku qëndron Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës?

Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor fluturon në orbitën ulët të Tokës në një lartësi prej rreth 400 kilometrave ku mund të gjenden edhe satelitët artificialë dhe teleskopët hapësinorë (si Teleskopi Hapësinor Hubble).

Por nuk qëndron në një vend, pasi stacioni rrotullohet rreth Tokës me një shpejtësi mesatare prej 28 mijë kilometrave në orë. Kjo shpejtësi është mjaft e zakonshme për objektet në orbitën e ulët të Tokës.

Në rastin e Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor, një shpejtësi e tillë e lejon atë të bëjë një orbitë të plotë rreth botës për rreth 90 minuta, 16 herë në ditë.

Dhe me “ditë” i referohemi një periudhe 24-orëshe.

Vendndodhja e saktë e Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor në një kohë të caktuar mund të gjurmohet përmes transmetimit të drejtpërdrejtë të ISS nga NASA.

Nga Rubrika

D-News, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.