Kryetari i DD-së, Driton Ajazi, me bashkëpunëtor ka bërë homazhe dhe ka vendosur lule në Abri të Epërme.
Postimi i Ajazit:
Se dëshmorët janë pasqyra e lirisë sonë, kjo e dëshmon faktin se pikërisht sot e 25 vite më parë, në Abri të Epërme, ranë në fushëbetejë dëshmorët Xhevat Demaku, Imer Shala dhe Bedri Demaku, të cilët sot i përkujtuam për sakrificën e tyre për liri!
Ata ranë heroikisht në betejë duke na dëshmuar se liria është më e shtrenjët se vetë jeta dhe tani ata na qëndrojnë të kalitur në mendjet dhe zemrat tona si fanar të lirisë që ne e gëzojmë sot!
Prandaj, atyre ju takon lavdia e nderimi, e familjeve të tyre respekti!
Lavdi e përjetshme për Xhevat e Bedri Demaku dhe Imer Shala!
Lavdi të gjithë të rënëve për liri!🇦🇱🇽🇰
D.A.