Kontaktoni

[email protected]

Tel: +383 49 110 092

Rr. Antigona Fazliu - 10000, Prishtinë

Politikë

Jashari: Me ardhjen e kësaj qeverie është atakuar lufta e UÇK-së

DNews
25 Korrik 2023

Xhavit Jashari nga shoqatat e dala nga lufta, vlerëson se prej se ka ardhur në pushtet qeveria aktuale në krye me kryeministrin Albin Kurti, e kanë atakuar luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe kategoritë e dala nga lufta.

Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, Xhavit Jashari, në RTV Dukagjini ka deklaruar se Kurti i ka shantazhuar veteranët.

“Prej se ka ardhur kjo qeveri, ky kryeministër, e kanë atakuar luftën e UÇK-së dhe kategoritë e dala nga lufta në një kohë dhe situatë q ë nuk është dashur të veprohet kështu kur kihet parasysh padrejtësitë që po bëhen tani edhe në Gjykatën Speciale, krerëve të UÇK-së, dhe ky kryeministër i ka atakuar dhe shantazhuar po edhe këta të cilët sot gjenden atje padrejtësisht duke i quajtur kriminelë. Ju e dini që i është drejtuar ndërkombëtarëve duke u thënë ju i shihni ata.. këta janë kriminelë, pastaj shko Hashim, nuk mund të thuash shko Hashim kur ai ka qenë president…”.

Jashari ka theksuar se kjo qeveri po e shkel dinjitetin e një vlere të rëndësishme “pa të cilin vlerë sot nuk do ta kishim lirinë”.

Sipas tij, çdo ditë po shihet se mungon përmasa kombëtare.

“Kjo është demagogjia e radhës e kryeministrit Kurti, spekulon me listat që janë të pavërteta kur thotë se numri është 60 mijë, kur kihet parasysh se janë veteranë luftëtarë, pjesëtarë dhe pjesëmarrës, dhe mendoj se këtu është dashur të merren edhe statistikat e sakta nga departamenti që është për familjet e dëshmorëve, invalidë dhe viktimave civile dhe të thuhet e vërteta e saktë”, ka thënë ai teksa e ka komentuar deklaratën e kryeministrit Kurti.

Ai potencon se qeveria aktuale o nuk e di o nuk do ta dijë rrugën se si është ardhur deri më sot.

Nga Rubrika

D-News, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.