Kontaktoni

[email protected]

Tel: +383 49 110 092

Rr. Antigona Fazliu - 10000, Prishtinë

Politikë

Konsumatori në Prishtinë kapet duke i vjedhur ujin fqinjit mërgimtar

DNews
23 Korrik 2023

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka bërë publik një rast keqpërdorimi, ku një banor i një ndërtese i ka vjedhur ujin fqinjit të tij, i njëjti i cili nuk jeton në Kosovë.

Rastin e kanë zbuluar inspektorët e KRU “Prishtina”.

”Edhe kjo ndodhë.Po ua rikujtojmë një rast në një ndërtesë kolektive në Prishtinë, kur një konsumator i asaj ndërtese ia vidhte ujin një konsumatori tjetër (fqinjë) i cili jetonte jashtë Republikës së Kosovës, ndërsa ky këtu shërbehej me ujë të vjedhur tërë kohën, derisa e zbuluan inspektorët tanë”.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” kohëve të fundit ka intensifikuar aksionet për identifikimin dhe çkyçjen e lidhjeve ilegale në rrjetin e ujit.

Sipas njoftimeve të përditshme të kompanisë janë shqiptuar gjoba të shumta për keqpërdoruesit, derisa u janë dhënë vërejtjet e fundit atyre që kanë borxhe të akumuluara.

Nga Rubrika

D-News, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.