Kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Xhemajl Rexha, ka reaguar pas vendimit të ri të ARBK-së për të pezulluar certifikatën e biznesit të Klan Kosovës.
Rexha e cilëson këtë vendim të dënueshëm dhe të papranueshëm.
“Për më tepër e tregon qartë intencën politike të Qeverisë së Kosovës për të mos u ndalur në përpjekjen që duket se mund ta themi tani hapur se është një përpjekje për ta mbyllur Klan Kosovën”, tha Rexha, në Info Magazine në Klan Kosova.
“Ky insistim për të gjetur të tilla vendime, për të bërë të tilla shkarkime dhe emërime në një kohë kaq të shkurtër”, tha ai.
Kreu i AGK-së shtoi se duket se ky do të jetë vetëm fillimi një beteje i kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, dhe partisë në pushtet ndaj mediave që janë kritike ndaj pushtetit.