Kontaktoni

[email protected]

Tel: +383 49 110 092

Rr. Antigona Fazliu - 10000, Prishtinë

Politikë

Vuçiq refuzon me çdo mjet përfshirjen e shqiptarëve në institucionet e Serbisë

DNews
02 Korrik 2023

Ish-kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani ka thënë se emërimi nga ana e Qeverisë së Serbisë i ministrit të Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale, Aleksandar Martinoviq, për kryetar të Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, është edhe një dëshmi e radhës se ky shtet vazhdon të jetë shumë larg vlerave demokratike.

Sinani ka shkruar se degradim i skajshëm pastaj është emërimi nga ana e kryetarit të sapozgjedhur të Trupit Koordinues të Nenad Mitroviqit në detyrën e drejtorit të këtij institucioni, përfaqësuesit të degës së SNS për Bujanoc.

Ajo thekson se është paradoksale që partia shtet, SNS dhe Aleksandar Vuçiq nxit serbët e veriut të Kosovës që t’i lëshojnë institucionet e Republikës së Kosovës, e në anën tjetër refuzon me çdo mjet përfshirjen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës në institucione shtetërore.

“Pra, me pak fjalë, një qeveri me kryeministër e president nga radhët e SNS zgjedh për kryetar një anëtarë të SNS dhe për drejtor një përfaqësues lokal të SNS. Edhe pse ky organ në bazë të Marrëveshjes merr obligim nga Qeveria e Serbisë të afirmoj të drejtat e shqiptarëve në komunat Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, qeveria serbe e trajton si organ partiak. Duke shkelur kështu Marrëveshjen mbi parimet e riorganizimit dhe rekonstruimit të Trupit Koordinues të vitit 2009, të nënshkruar nga Qeveria e Serbisë, përfaqësuesit politik shqiptarë të Luginës së Preshevës dhe nga OSBE”.

“Me Marrëveshjen për riorganizimin e Trupit Koordinues parashihej para së gjithash inkuadrimi i kuadrove të pakicës shqiptare nga tri komunat e Luginës së Preshevës nga sferat e rëndësisë jetike në punën e këtij organi qeveritar. Prandaj emërimet e kryetarit dhe të drejtorit të shërbimit të Trupit Koordinues, mund lirisht të quhen instalim në kundërshtim të plotë me Marrëveshjen e vitit 2009 dhe në kundërshtim flagrant me përqindjen reale, qoftë edhe nga Regjistrimi i fundit i popullsisë”.

Nga Rubrika

D-News, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.