Kontaktoni

[email protected]

Tel: +383 49 110 092

Rr. Antigona Fazliu - 10000, Prishtinë

Rozë

“Kamerierja e Lushnjës”, Kiara Tito i kundërpërgjigjet ndjekëses: Nuk është turp sot të punosh

DNews
04 Korrik 2023

Prezantuesja e njohur, Kiara Tito, këtë herë është shfaqur në kopertinën e revistës “Global Woman”.

Ajo ka folur për jetën pas Big Brother-it, romancën me Luiz Ejllin si dhe për karrierën profesionale.

Ndërsa këtë e ndau me ndjekësit në Instagram, të shumta ishin komentet me të cilat u përball moderatorja.

Foto: Screenshot/Instagram

“O Zot kamerierja e Lushnjës në cover”, ka qenë komenti që i është bërë Titos nga një ndjekëse.

“Edhe po të isha kameriere ç’të keqe ka? Nuk është turp sot të punosh! Turp është të rrish kot, e të ofendosh 24 orë nëpërmjet një telefoni”, ia ktheu 27 vjeçarja nga ana tjetër.

 

E njëjta tani ka nisur moderimin e një programi të ri të quajtur “Kepi i VIP-ave”.

Nga Rubrika

D-News, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.