Sot gjatë ditës Bashkimi Demokratik ka njoftuar opinionin publik mbi regjistrimin e subjektit dhe zyrtarisht.
Ky eshte dhe njoftimi i plot:
NJOFTIM PËR OPINIONIN PUBLIK
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka regjistruar zyrtarisht subjektin tonë, partinë më të re politike “Bashkimi Demokratik” (BD) me seli në Drenas. Kryetar i BD-së është zgjedhur më herët Prof Dr. Ajvaz Berisha, njëherit kandidati ynë për Kryetar të Drenasit në zgjedhjet lokale të vitit 2025.
“Bashkimi Demokratik” deklaron se do të angazhohet për një qeverisje lokale të hapur, liberale, transparente dhe llogaridhënëse ndaj qytetarëve. Partia synon të ofrojë një alternativë të re politike për banorët e Drenasit dhe më gjerë.
Me regjistrimin zyrtar nga KQZ-ja, BD-ja tani ka të drejtë të marrë pjesë në tubime, organizime e aktivitete politike, si dhe në zgjedhjet e ardhshme lokale 2025 të përfaqësojë interesat e votuesve të saj në institucionet përkatëse komunale.