Gjinekologu i njohur nga Drenasi, Jakup Dobranja ka humbur jetën sot në një aksident trafiku që ka ndodhur në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë, konkretisht në Sllatinë.
Doktori njihej për profesionalizimin e tij të lartë dhe gëzonte respekt të madh nga qytetarët.
Para pak minutave, Kryetari i Demokratëve, Driton Ajazi, e ngushëlloj familjen Dobranja, dhe e quajti të pazëvëndësushëm rolin e doktorit me dekada në të mirë të qytetarëve të Drenasit.
Postimi i plot i Driton Ajazit:
Me dhimbje të thellë e morëm lajmin e hidhur sot, se pas një vetëaksidenti me veturë, u nda nga jeta një profesionist shëndetësor, një njeri i urtë, një person shembullor, një burrë i devotshëm, e mbi të gjitha një njeri i mirë, Dr. Jakup Dobranja.
Dr. Jakupi me profesionalizmin e tij dha kontribut të çmueshëm e të pazëvendësueshëm për dekada në shërbim të qytetarëve të Komunës tonë, në kuadër të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr.Hafir Shala” në Drenas.
Nga sot Drenasi dhe qytetarët e saj janë të zbrazët nga mos prezenca e një personaliteti të veçantë, siç ishte Dr. Jakupi. Ai la një boshllëk të pazëvendësueshmëm si profesional, ashtu edhe njerëzor në mesin e shoqërisë tonë ne Drenas. Ai la pas vetës bashkëshorten, një djalë dhe tri vajza.
Prandaj, ju shprehi ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes Dobranja, miqëve, kolegëve dhe gjithë qytetarëve të Drenasit.
Pushoftë në paqe dhe bëftë dritë shpirti i tij.
D.A.