Driton Ajazi, me bashkpunëtor sot ishte për homazhe në Poklek dhe Çikatovë.
Postimi i tij në Facebook:
Si duket sot edhe qielli qante përmes shiut që binte pa nderprerë në përkujtim të njërës prej masakrave më makabre të bërë nga forcat serbe kundër civilëve të pafajshëm në Poklek të Vjetër dhe Çikatovë të Vjetër.
Pikërisht, sot e 25 vite më parë në Poklek së pari u ekzektuan dhe pastaj u dogjen trupat 54 qytetarëve tanë, të gjithë civil të pafajshëm të gjinive dhe moshave të ndryshme, 23 prej tyre fëmijë. Në mesin e tyre edhe poeti dhe shkrimtari ynë i njohur Ymer Elshani. Si dhe 24 banorë të Çikatovës së Vjetër, me pretekstin e vetëm, pse ishin shqiptar!
Masakra e Poklekut dhe e Çikatovës së Vjetër ende troket në ndërgjegjën e drejtësisë ndërkombëtare, sepse edhe pas 25 viteve ende janë njollat e freskëta të gjakut, të cilat kërkojnë drejtësi për krimin e kryer aty!
Plagën e këtij krimi makabër të kryer nga forcat serbe, e bënë edhe më të rëndë fakti sepse asnjë nga urdhërdhënësit dhe ekzekutuesit nuk janë sjellë para drejtësisë dhe ky krim është ende i pa ndëshkuar.
Krimi i kryer aty, është një pasqyrim i të vërtetës dhe sakrificës tonë, se çfarë çmimi të shtrenjët kemi paguar si popull që ta fitojmë lirinë!
Prandaj, duhet të na thërras ndergjegja secilin nga ne, që të angazhohemi të gjithë dhe të punojmë fortë që amaneti i këtyre të rënëve të jetësohet dhe drejtësia të shkojë në vend për të gjithë!
Lavdi për jetë e motë për të gjithë të rënët e Poklekut dhe Çikatovës!🇦🇱🇽🇰
#LiriaKaEmër
D.A.