Demokratët për Drenasin në krye me Driton Ajazin, reaguan para disa minutave në lidhje me raportin e fundit të KDI, ata e quajtën kampion të turpit Ramiz Lladrovcin.
Reagimi i Demokratëve i plotë:
Të dashur qytetarë,
të gjithë jemi dëshmitarë të realitetit me të cilin ballafaqohemi çdo ditë!
Pushteti aktual ka dështuar, si rrjedhojë e kësaj dhe Komuna jonë fatkeqësisht.
Nuk ka mirëqenie sociale. Nuk ka arsim cilësor. Nuk ka shendetësi efikase.
Nuk po bëhet asgjë në të miren e bizneseve, përkundrazi shumë të tilla të mbyllura.
Pavarësisht gjithë kësaj gjendje, del KDI me raport që e bënë Komunën tonë “transparente”…
Nëse:
Arsimi jo cilësor, shëndetësia në nivelin më të ulët, bizneset e mbyllura, jo mirëqenia sociale, e bëjnë Komunën tonë: transparente, atëherë ta gëzoni ju këtë tranparencë.
NE JO.
NE NUK I GËZOHEMI GJENDJES NË TË CILEN ËSHTË SHËNDËRRUAR KOMUNA JONË!
Në anën tjetër mjaft me fjalen kampion, sepse vetëm kampion të turpit jeni!
Në një anë thuani që jeni të parët, në anën tjetër Kryetari i Partisë Demokratike ju demanton, duke shtuar dhe Komuna të tjera si “kampione”.
https://www.facebook.com/share/p/NvicmhVMCmzermgM/?mibextid=WC7FNe