Kryeministri Albin Kurti sërish ka reaguar lidhur me vendimin e Bashkimit Evropian që Kosova mos të jetë pjesë e programit prej 7.5 miliardë euro.
Kurti gjatë mbikëqyrjes së punimeve që kanë nisur në magjistralen Prishtinë-Podujevë, ka thënë se teksa mërzitemi për këto masa ndëshkuese, deputetet në Kuvendin e Kosovë duhet t’i votojnë marrëveshjet ndërkombëtare që kanë mbetur të bllokuara në vlerë prej rreth 150 milionë euro.
“Ne se çfarë mund të bëjmë është se në Kuvend me dy të tretën e deputetëve t’i kalojmë ato kredi dhe grante që kanë mbet të ngujuara, me të cilën nuk po mund t’i gëzoj ekonomia e Kosovës në vlerën e përgjithshme prej rreth 150 milionë euro”, ka thënë Kurti.
“Teksa mërzitemi për masat aktuale të përkohshme, ne kemi një ngujim aktual të cilën mund ta kalojmë shumë kollaj bashkërisht me opozitën”, ka shtuar ai, shkruan Telegrafi.