Kontaktoni

[email protected]

Tel: +383 49 110 092

Rr. Antigona Fazliu - 10000, Prishtinë

Politikë

Kush ishte 17-vjeçari Nahel M, që u qëllua për vdekje nga policia franceze në Nanterre?

DNews
01 Korrik 2023

Vrasja e Nahel M, 17 vjeç, ka shkaktuar trazira në qytete në të gjithë Francën, si dhe në qytetin e Nanterre në perëndim të Parisit, ku ai u rrit.

Një fëmijë i vetëm i rritur nga nëna e tij, ai kishte punuar si shofer  dhe luante ragbi, transmeton Telegrafi.

Edukimi i tij u përshkrua si kaotik. Ai u regjistrua në një kolegj në Suresnes jo shumë larg vendit ku jetonte, për t’u trajnuar për t’u bërë elektricist.

Ata që e njihnin thanë se ai ishte shumë i dashur në Nanterre, ku jetonte me nënën e tij Mounia dhe me sa duket nuk e kishte njohur kurrë babanë e tij.

Ai i kishte dhënë një puthje të madhe nënës së tij para se ajo të shkonte në punë, me fjalët “të dua mami”.

Pak pas orës nëntë të mëngjesit të së martës ai u qëllua për vdekje në gjoks, në timonin e një makine Mercedes në tentim për t’u larguar gjatë një kontrolli trafiku të policisë.

“Çfarë do të bëj tani?” pyeti nëna e tij. “I kushtova gjithçka atij”, tha ajo.

“Unë kam vetëm një, nuk kam 10 [fëmijë]. Ai ishte jeta ime, shoku im më i mirë”, shtoi ajo

Gjyshja e tij foli për të si një “djalë i sjellshëm, i mirë”.

Nga Rubrika

D-News, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.