Kontaktoni

[email protected]

Tel: +383 49 110 092

Rr. Antigona Fazliu - 10000, Prishtinë

Opinion

Rusia është poshtëruar, tash duhet mposhtur

DNews
02 Korrik 2023

Nga: Keir Giles / The Guardian (titulli origjinal: Ukraine’s biggest enemy is the western belief that it cannot beat Putin. Now is the time to rethink that)

Miti i fuqisë së pakundërshtueshme të Vladimir Putinit, u minua fatalisht nga sfida e Yevgeny Prigozhinit dhe e ushtrisë së tij Wagner. Ai mbijetoi – tash për tash – por, Prigozhini e krijoi precedent të rrezikshëm për të tjerët në Rusi që duan ta testojnë forcën kundër Kremlinit.

Ngjarjet e fundjavës shfaqën gjithashtu dështimin e plotë nga ushtria, nga agjencitë e sigurisë dhe të inteligjencës ruse – në fakt, nga shteti në tërësi – për t’u përballur me sfidën e një grupi të armatosur që me sa duket u nis për në Moskë. Konfuzioni në Moskë dhe paaftësia për t’iu përgjigjur sfidës së Prigozhinit, gjithashtu dëshmon se Rusia nuk është e pathyeshme në konfliktin me Ukrainën. Kjo dobësi kritike mund të jetë veçse inkurajuese për Ukrainën në përpjekjet për t’i mposhtur pushtuesit rusë. Rusia, me sa duket, mund të jetë e fortë në vijën e frontit, por sistematikisht është e brishtë dhe Kremlini mund të trembet deri në paralizë.

Kjo ashiqare ka implikime në mënyrën se si lufta e Rusisë ndaj Ukrainës mund të përfundojë. Këtë javë, grupi i ekspertëve në [thinktank-un] Chatham House, do ta publikojë një raport të madh që paralajmëron se si mund të mos i jepet fundi luftës. Është shkruar shumë kohë para se çështja Prigozhin të dilte në krye, por ngjarjet e fundjavës thjesht i konfirmojnë pikat kryesore të saj se në vend të propozimeve të tilla si armëpushimi, lëshimet territoriale ose rezultatet e tjera që shpërblejnë Rusinë, Ukraina duhet të mbështetet jo vetëm për të mbijetuar, por për t’ia shkaktuar Rusisë disfatën e saktë dhe të qartë. Autorët njëzëri kërkojnë mbështetje më të madhe për Ukrainën – sa më shpejt të jetë e mundur – për ta përshpejtuar humbjen ruse.

Nga Rubrika

D-News, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.