Kontaktoni

[email protected]

Tel: +383 49 110 092

Rr. Antigona Fazliu - 10000, Prishtinë

Opinion

Wagneri paraqet kërcënim jo vetëm për Rusinë, por edhe më gjerë

DNews
01 Korrik 2023

Një nga strategjitë e “suksesshme” të presidentit Vladimir Putin pas vitit 2010 ka qenë rritja e influencës ruse nëpër botë, nëpërmjet ekzekutimit të operacioneve të fshehta të luftës së parregullt jo vetëm në Siri, Libi, Ukrainë, por edhe më gjerë.

Për këtë qëllim, përveç ekzekutimit të operacioneve të fshehta të shërbimeve sekrete ruse SRV dhe GRU, Moska në mënyrë metodike ka zgjeruar prezencën dhe përfshirjen në këto operacione të kompanisë së saj më të madhe të sigurisë e cila njihet me emrin “Grupi Wagner”. Kjo kompani deri dje drejtohej nga biznesmeni krimineli rus Jevgeni Prigozhin. Ajo ka qenë e përfshirë edhe në aktivitete të tjera destruktive dhe kriminale.

Pra, thënë ndryshe, “Grupi Wagner” ka qenë një zgjatim ose instrument force i politikës së jashtme të Federatës Ruse, por vetëkuptohet në mënyrë të fshehtë dhe i padeklaruar me qëllim rritjen e projektimit të fuqisë ose influencës politike me njësi të armatosura.

Në këtë këndvështrim, mund të përmendim kapacitetet e saj të mëdha në fushën e luftës kibernetike, kapacitete të cilat janë të tilla për shkak të mbështetjes që ky grup merr drejtpërdrejt nga GRU-ja dhe SVR-ja. “Grupi Wagner” drejton Agjencinë e Kërkimeve të Internetit – IRA, për të cilën kam shkruar në detaje në librin “Shërbimet sekrete të Federatës Ruse”.

Në të njëjtën kohë, “Grupi Wagner” ka ekzekutuar me sukses misione të ndryshme luftarake dhe të luftës informative, nëpërmjet veprimeve të drejtpërdrejta në luftim, stërvitjes së ushtrive të ndryshme në Afrikë, shërbimeve të mbrojtjes, të ruajtjes së bazave ose ndërtesave qeveritare etj.

Strategjia e Federatës Ruse nëpërmjet kompanive private ushtarake, është implementuar me qëllim që të ulë fuqinë dhe autoritetin e ShBA-së, Francës, Britanisë së Madhe dhe të rrisë influencën e Moskës në kontinentin Afrikan dhe më gjerë duke përdorur forca me profil të ulët, të afta të sigurojnë për drejtuesit e korruptuar në këtë rajon siguri fizike, stërvitje ushtarake, këshillim dhe asistencë ushtarake.

Nga Rubrika

D-News, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.