Mirlind Daku ka pakë gjasa që të qëndrojë te Osijek pas sezonit shumë të mirë të tij si huazim te Mura.
Njëri nga katër klubet gjigante te Turqisë, Trabzonspor është aktivizuar për Dakun, shkruajnë mediat turke.
Nenad Bjelica, trajneri i ri i klubit, ka punuar më parë me Dakun, pikërisht në Osijek. Lojtari ka kontratë me klubin kroat edhe një vit dhe për të kërkohen 1 milion euro.
Në anën tjetër edhe Rapid Bukuresht interesohet për Dakun dhe tashmë sipas mediave rumune, ka bërë ofertë.
Rapid po kërkon një sulmues për sezonin e ardhshëm, me të cilin synon të fitojë Kupën e Rumanisë dhe një vend në treshen e parë të Superligës, që garanton garat ndërkombëtare.